Loading…
Zbulohet jeta e njerëzve në planetin Mars |FOTO
  • 31/07/2018 | 09:32

...

Nasa ka bërë një garë në të cilën mund të paraqiten në versionin 3D mjediset se ku mund të jetojnë njerëzit në planetin Mars.


Këto punime jo vetëm që e tregojnë në detaje planetin, por ato e paraqesin edhe jetën e njerëzve në kushtet që janë atje, transmeton gazetametro.net

Nga 18 skuadra që kanë konkurruar në këtë garë, pesë kanë shkuar në fazën e ardhshme të saj.

Çmimi për fituesin do të jetë diku rreth 2 milion dollar, ndërsa modelet finale do të kompletohen në pranverën e vitit 2019.

Për t’i përzgjedhur pesë skuadrat finaliste, të cilat kanë fituar nga 100.000 dollarë, Nasa ka bashkpunuar me Universitetin e Peoria’s.

Juria i ka përzgjedhur ato sipas prezantimeve digjitale të jetës së ardhshme në Mars, të cilat janë ndërtuar me mjete të veçanta kompjuterike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Ne jemi shumë të gëzuar që shohim suksesin e këtyre grupeve, që kanë arritur në fund të garës me stilet unike të tyre”, ka thënë Monsi Roman, menagjer i programimeve në Nasa.

“Ata nuk janë duke i dizajnuar vetëm strukturat, ata janë duke i dizajnuar kshtet që do të mund të na lejojnë neve njerëzve të jetojmë dhe të punojmë në planetin Mars”.

Kujtojmë se tashmë e një kohë të gjatë shkenctarët kanë bërë përpjekje për të zbuluar gjallesa që jetojnë në Mars, dhe çdo ditë e më shumë po punohet drejt kësaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë