Loading…
Zbulohet kur do të shfaqet sezoni i fundit i serialit ‘Game of Thrones’
  • 05/01/2018 | 15:03

...

Adhuruesit e serialit ‘Game of Thrones’ duhet të presin deri në vitin 2019 për ta parë sezonin final të serialit, transmeton Gazeta Metro.

Rrjeti televiziv që prodhon serialin, HBO, ka bërë të ditur që xhirimet për sezonin e tetë dhe të fundit, do të fillojnë në gjysmë të vitit 2018, kurse shfaqja do të bëhet më 2019, por nuk kanë specifikuar muajin.

‘Game of Thrones’ është duke u shfaqur që prej vitit 2011 dhe është ndër serialet më të vlerësuara televizive në mbarë botën. Sezoni i fundit do të ketë vetëm gjashtë epizode.

Producentët kanë thënë që për sezonin final, në mënyrë që të shmangen daljet në publik të informacioneve se si përfundon seriali, ata do të filmojnë një numër të madh skenash të përfundimit të shout televiziv dhe vetëm një prej tyre do të shfaqet zyrtarisht.

Vetëm në SHBA, 30 milionë njerëz e kanë përcjellë vazhdimisht këtë serial, ndërsa në ranglista lufta e shtatë familjeve për Fronin e Hekurt vlerësohet në krye të listës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë