Loading…
Zbulohet kush e nisi operacionin për transferimin e Ronaldos
  • 11/07/2018 | 18:15

...

Juventusi është duke u përgatitur për të mirëpritur triumfalisht Cristiano Ronaldon, të hënën e ardhshme, ndërsa kjo konsiderohet di goditja e shekullit në futboll.


Ndërkohë, për këtë transferim ka folur edhe drejtori i përgjithshëm bardhezi, Beppe Marotta për mikrofonat e Corriere della Sera.

“Ishte një goditje e shkëlqyer e klubit, jam i lumtur, shumë i lumtur. Protagonistët e vërtetë të këtij transferimi janë vetë lojtari dhe aksionarët e Juventusit. Cristiano Ronaldo ishte i pari që besonte në këtë operacion, i pari që e lançoi atë, ai zgjodhi Juventusin”, tha ai.

“Pas tij kemi kuptuar se mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi, aksionerët e klubit kanë rënë dakord ta mbështesin këtë sipërmarrje. Unë insistoj, ishte një goditje e shkëlqyer e klubit. Gjithçka filloi kur kemi filluar të merremi me marrëveshjen e Cancelo, i cili ka të njëjtin menaxher të Ronaldos, dmth Mendes”, u shpreh Marotta.

Kënaqësia me suksesin e operacionit është shprehur edhe nga i njëjti agjent i CR7, Jorge Mendes.

“Ne duam të shprehim kënaqësinë më të lartë dhe lumturinë për Cristianon dhe zgjedhjen e tij për të shkuar te Juventusi, – tha Mendes.

“Ronaldo është shumë i lumtur për të luajtur me një nga klubet më të rëndësishme në botë, ka vendosur tashmë se ku do të jetojë, është një apartament me çati të bukur, në qendër të Torinos”, derklaroi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë