Loading…
Zbulohet një pjesë e Murit të Berlinit, ishte e fshehur në një park |FOTO
  • 15/08/2018 | 22:38

...

Një pjesë e pashfaqur më parë e Murit të Berlinit është zbuluar në një park, derisa qyteti ka shënuar 57 vjet që kur kufiri me Berlinin perendimor u mbyll gjatë natës, transmeton gazetametro.net


Autoritet atje kanë treguar se hapësira është zbuluar në qendër të Berlinit diku rreth qershorit, mirëpo pritën që të njoftojnë rreth tij deri në këtë përvjetor.

Kjo është hapësira e dytë e murit e zbuluar gjatë 30 viteve të fundit, pasi që një tjetër është parë edhe në janar të këtij viti.

Zyrtarët atje kanë treguar se kjo hapësirë e zbuluar ishte pjesë e seksionit të jashtëm të murit, derisa ata kanë mbetur të habitur se ka ende hapësira të pazbuluara të murit.

Muri e rrethonte Berlinin përendimor dhe e ndante atë nga pjesa tjetër e vendit, ndërsa rreth 140 persona janë vrarë teksa janë përpjekur për ta kaluar atë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë