Loading…
Zbulohet para kohe fituesi i ‘Topit të Artë’
  • 07/12/2017 | 09:21

...

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është fitues i çmimit Topi i Artë për këtë vit. Kështu së paku mund të kuptohet nga një fotografi e atleteve të reja të prodhuara nga Nike për portugezin, ku mbishkrimi ‘Triumfi i pestë’ thotë qartë që Ronaldo do ta barazojë Lionel Messin me po aq çmime të fituara, transmeton gazetametro.net


Brenda këpucëve të Ronaldos janë vendosur të gjithë vitet kur ai kishte triumfuar në garën për çmimin që ndahet nga revista prestigjioze ‘France Football’. 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017 janë vitet kur Ronaldo ka qenë më i miri në botë, një herë me Manchester United e vitet tjera me Realin.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë do të mbahet në Paris sot dhe për fituesin do të kenë të drejtë vote 173 gazetarë nga tërë bota. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë