Është zbuluar raporti për fluturaken pa krah në të cilën kishin hasur pilotët e aeroplanëve ushtarakë amerikanë afër qytetit të San Diegos.
Raporti i vitit 2009 nuk përmban ndonjë logo të agjencisë apo datë, por disa ish zyrtarë kanë konfirmuar se ishte pjesë e programit të Pentagonit, në të cilin kishin punuar disa agjenci shtetërore, transmeton GazetaMetro.net
Atë radarët e ushtrisë amerikane erdhën në kontakt me atë që në raport quhen si “Anoumalous Aerial Vehicle” (AAV).
Njëri prej pilotëve lajmëroi se AAV u paraqit në lartësinë prej 19 mijë metrash.
Ata qëndruan për disa momente, dhe pastaj u zhdukën me shpejtësi. Sipas raportit, asnjëherë nuk është gjetur ndonëj gjurmë e fluturakeve sepse fluturonin me shpejtësinë e raketave balistike.
Një ‘kontakt’ me një AAV u bë edhe pas 4 ditësh, por përsëri nuk e gjet asnjë gjurmë, vetëm se kësaj radhe piloti raportoi se fluturakja u zhduk duke u zhytur në oqean, sikur të ishte një nëndetëse.
Raporti thekson se AAV lëviz me shpejtësi që nuk mund të shihet nga syri i njeriut. Piloti atë e përshkruan si fluturake pa bisht dhe pa krahë. /gazetametro.net