Loading…
“Zbulohet rrena pas 60 vitesh”: Macron flet për temën tabu nga e kaluara
  • 13/09/2018 | 21:48

...

Emmanuel Macron të enjten ka pranuar se Franca ka pasur “sistem” i cili ka shkaktuar akte “keqtrajtimi” në luftën e Algjerisë (1954 – 1962), duke i dhënë kështu nxitje rishqyrtimit të kujtesës historike e cila është burim i shumë plagëve ende të pashëruara në shoqërinë franceze.

Kryetari francez këtë deklaratë ia ka drejtuar së vesë së përfaqësuesit të opozitës komuniste algjeriane Maurice Audin, i cili ka vdekur pasi që e kanë rrëmbyer ushtarët francezë në Algjer në vitin 1957, duke kërkuar prej saj falje, transmeton gazetametro.net.

“Është me rëndësi të dëgjohet për atë rast, që atë ta shohim me guxim e arsye. Fjala është për paqe të atyre që ai i ka goditur (…) si në ALgjeri, ashtu edhe në Francë”, ka thënë Macron, i cili tregon arbitraritet në lidhje me temat historike dhe rregullisht paraqitet si rrënues i temave të ndaluara.

Kryetari krahas kësaj ka premtuar se od ta hapë arkivin mbi civilët francezë e algjerianë dhe ushtarët, sepse Parisi e Algjeri kanë marrëdhënie të ndërlikuara e miqësore për shkak të historisë së kolinializmit dhe migrimeve ndërmjet dy vendeve.

Këto deklarata sigurisht se do të shkaktojnë reagime të bujshme në Francë, ku lufta e Algjerisë, ndonëse me të madhe e dokumentuar, edhe sot e kësaj ditë ëhstë temë shumë e ndjeshme ndëras keqtrajtimi, ndonëse i mirënjohur, edhe më tej është temë e ndaluar në historinë zyrtare.

“Pse kryetari hap plagët e vjetra, duke përmendur rastin e Maurice Audinit? Dëshiron ta përdorë për t’i përçarë francezët, në vend se t’i bashkojë në projektin e njëjtë”, ka vlerësuar Marine Le Pen, finalistja e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, babi i të cilës Jean-Marie, luftëtar në luftën e ALgjerisë, në televizionon :CI paraqitjen e Macronit e ka quajtur “të pamatur”.

Sekretari shtetëror francez nga Partia Komuniste Pierre Laurent ka shprehur kënaqësi pse është “zbuluar rrena e cila ka zgjatur 61 vjet”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë