Loading…
Zbulohet shpella më e gjatë nënujore në botë, gjenden mbetje të kulturës Maja
  • 18/01/2018 | 18:10

...

Zhytësit e kanë zbuluar në Meksikë kanal nënujor që lidh dy shpella dhe së bashku arrijnë gjatësinë 347 kilometra, përcjellë GazetaMetro.net


Arkeologët në gadishullin meksikan Jukatan kanë njoftuar se e gjetën kanalin  që e bën shpellën më të gjatë nënujore në botë.

Dy shpellat Sac Actun dhe Dos Ojos të lidhura me kanalin ishin tashmë të njohura, ndërsa me zbulimin e kanalit, tani është riemëruar Sistemi i Sac Antun.

Puna për të zbuluar këtë kanal ka zgjatur 20 vjet, duke marrë parasysh që shumë pjesë të rajonit Jukatan janë nën nivelin e detit.

Brenda kanalit janë gjetur aretfakte të epokave më të hershme të njerëzimit ashtu si edhe eshtra të kafshëve të ndryshme.

Ndër të tjera aty janë gjetur mbetje të kulturës së lashtë ‘Maja’.

“Kjo shpellë e pafund paraqet një vend të rëndësishëm nënujor për arkeologjinë e botës”, ka thënë Guillermo de Anda nga Instituti i Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë.

Ai tha se këtu pritet të gjenden si mbetje të banorëve të parë të Amerikës, të kulturës Maja e edhe nga fauna./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë