Loading…
Zbulohet skica nudo e Mona Lizës
  • 29/09/2017 | 12:48

...

Një vizatim me karbon i ruajtur në një koleksion të veçantë prej më shumë se 150 vjetësh mund të jetë skicë e Mona Lizës.


Portreti i gruas së zhveshur, i njohur si Monna Vanna, është lidhur deri tani me studion e Da Vinçit. Por, pas testeve të kryera në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se vizatimi është të paktën “pjesërisht” krijim i të madhit Leonardo. Skica është që prej vitit 1862 pjesë e koleksionit të artit të Rilindjes në muzeun Conde, të pallatit Chantilly.

Kuratori Mathieu Deldicque thotë: “Vizatimi ka një cilësi vërtet mbresëlënëse në mënyrën se si janë pasqyruar fytyra dhe duart. Nuk është një kopje e zbehtë. Po shohim diçka për të cilën është punuar paralelisht me Mona Lizën nga fundi i jetës së Leonardos. Është pothuajse e sigurtë se bëhet fjalë për punë parapërgatitore të një pikture në vaj”.

Leonardo da Vinçi është një prej piktorëve më të mëdhenj të Rilindjes italiane dhe Mona Liza, e njohur ndryshe si La Gioconda, mbetet një prej veprave më të famshme e të vlerësuara në botë. Besohet gjerësisht se portreti ka qenë një porosi e tregtarit fiorentinas Francesco del Giocondo për të shoqen, Lisa Gherardini. Eksperti i Luvrit, Bruno Mottin konnfirmoi se vizatimi daton në kohën kur Leonardo ishte gjallë (fillimi i shekullit të 16) dhe është i një cilësie shumë të lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë