Loading…
Zbulohet ujë i fshehur në hënë
  • 26/07/2017 | 18:19

...

Shtresat e vjetra vullkanike në Hënë zbuluan prova të reja në brendësi të konstruksionit të satelitit të Tokës dhe sugjerojnë se në të gjendet një sasi e madhe e ujit, raporton portali Space.com, transmeton Gazeta Metro.


Duke përdorur të dhënat satelitore, shkencëtarët e Universitetit Brown kanë studiuar shtresat piroklastike, gjegjësisht të shtresave të shkëmbinjve të cilët janë krijuar pas erupsioneve të mëdha vullkanike.

Magma e cila ishte liruar atëherë ka arritur nga brendia e thellë e Hënës, kanë treguar analizat të publikuar para dy ditësh në revistën “Nature Geoscience”.

“Më herët studimet kanë përcjellë gjurmët e akullit të ujit në rajonet rreth poleve e Hënës, por është vërtetuar se ai me siguri krijohet nga hidrogjeni i cili deri te sateliti ynë natyral vjen me anë të erërave solare”, thonë udhëheqësi i studimit të ri Ralph Miliken, gjeologu i Universitetit Brown.

Hulumtimi i ri zbulon se në korën e bërthamës së Hënës gjithashtu gjendet sasia e konsiderueshme e ujit, i cili ka arritur atje gjatë krijimit të hershëm të satelitit dhe  atë para se është ngurtësuar plotësisht.

“Kemi vërejtur ujin në shtresat e sipërfaqes së tanishme të Hënës, dhe ato janë rezultat i magmës e cila rrjedh nga brendësia e thellë”, thotë Miliken. “Pasi prodhimi i magmës përmban ujë, kjo do të thotë se në brendësi të Hënës gjithashtu ka ujë”.

Më herët shkencëtarët e Universitetit Brown kanë detektuar gjurmët e ujit në mostrat e ngjashme të vullkanit të cilat i kanë sjellë në Tokë astronautët e misioneve Apollo 15 dhe Apollo 17. Mirëpo, këto mostra nuk janë mbledhur nga shtresat e mëdha të caktuara në bazë të dhënave satelitore në studimin e paradokohshëm, që do të thotë se brendia e Hënës është “më e lagët” se sa është menduar.

“Puna jonë tregon se gati të gjitha shtresat piroklastike përmbajnë ujë, dhe duket se kjo është karakteristikë e përbashkët për të gjitha shtresat e magmës e cila rrjedh nga brendia e Hënës”, thotë Miliken.

Mirëpo, në pyetje se si arriti uji në brendësi të Hënës, ende nuk kemi përgjigje, transmeton gazetametro.net.

“Është e mundur se uji ka arritur në Hënë me anë të ndonjë komete apo asteroidi pas krijimit të saj, por para se është ftohur krejtësisht”, thotë Miliken.

Dëshmia mbi ekzistimin e ujit në brendësi të Hënës mund të ndikojnë në njohuritë tona të gjertanishme mbi atë se si e ka fituar Toka ujin. Aq më tepër, studimi tregon se shtresat piroklastike mund të përdoren për nxjerrjen e ujit, gjë që do të nxisë misionet e ardhshme në Hënë.

“Këto shtresa janë ndoshta më të arritshme sesa nga akulli potencial i ujit në pjesët e errëta të poleve lunare”, shpjegon Miliken.

“Uji është i rëndë dhe i shtrenjtë për të bartur nga Toka në gjithësi, kështu që çdo pikë të cilën mund të fitoni në Hënë, në vend se ta bartni me vete, është e rëndësishme dhe hap mundësinë e pranisë së qëndrueshme të njerëzve në Hënë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë