Loading…
Zbulon që po e mashtron bashkëshorti përmes fotografive në Instagram
  • 19/01/2018 | 16:03

...

Rusja Yulia Agranovych i ka dhënë fund martesës së vet pasi ka zbuluar që po e mashtron burri. Ky do të ishte tregim tipik për mashtrim sikur që mos të kishte zbuluar këtë në mënyrë shumë të pazakontë, nëpërmes të Instagramit.


Yulia thotë se ka “shëtitur” nëpër Instagram kur e ka vërejtur fotografinë e dhomës së vet të gjumit në profilin e një gruaje tjetër.

“Nuk kërkoja asgjë, ishte një mëngjes normal”, ka thënë ajo. Kur e pa fotografinë shkoi në profil të pronares dhe vërejti se i kanë “përcjellësit” e njëjtë, ndërsa në një fotografi ishte edhe burri i saj.

“Ke dukje të mirë në dhomën e fjetjes së burrit tim”, ka komentuar Yulia në fotografi. Megjithatë, bashkëshorti i kishte thënë se atë nuk e ka të dashur por se ajo është e dashura e një mikut të tij. Ka thënë se fotografia është bërë kohë më parë kur i kishte thirr miqtë te ai në shtëpi.

Por, e dashura nuk u pajtua me këtë.

“Ajo është gruaja e tij e jo e imja, pra ku është problemi? Çfarë është ai, një bimë pa vullnet të lirë? Mos më bëni të qeshi”, ka komentuar e dashura.

Bashkëshorti i Yulia’s nuk kishte zgjidhje dhe në fund prano të gjitha.

“Kam qenë metalisht besnik dhe çdo vajze i kam treguar se jam i martuar”, arsyetohej burri por kjo nuk e shpëtoi. Yulia vendosi të divorcohet, ndërsa ish burrit të vet i porositi: “Nëse gjen grua që është e gatshme të jetë me të dhe ta pranojë ashtu çfarë është, i dëshirojë gjithë të mirat. Më vjen mirë që tani zbulova, e jo më vonë sepse planifikonim të krijojmë familje”, ka thënë ajo. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë