Loading…
Zë më të bukur se të këtyre punëtorëve kosovarë vështirë se keni dëgjuar – do t’iu rrëqethin trupin |VIDEO
  • 26/09/2018 | 22:50

...

Shumë njerëz gëzojnë talent në fusha të caktuara, por shumë pak prej tyre arrijnë të zbulojnë brenda vetes se çka mund të bëjnë nëse gjithë atë energji e nxjerrin jashtë.

E kështu po duket të ketë ndodhur me disa djem të ri shqiptar, të cilët gëzojnë talent të pashoq sa i përket këndimit.

Katër djem të moshës së re, po qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit, e që me sa duket ishin në kohën e pauzës, kanë gjetur një metodë interesante për ta kaluar lodhjen. Më i riu prej tyre, i veshur në të zeza ia hedh këngës derisa me shumë ëndje tre të tjerët e dëgjonin.

Pak kohë më pas dy prej tyre i bashkëngjiten në këndim duke bërë kështu që objekti në të cilin po kryenin punë, të oshtinte, shkruan GazetaBlic.

Kjo video që është bërë publike në internet tash e disa muaj, kohët e fundit ka nisur të shpërndahet me të madhe. Zëri i djemve shqiptar, emrat e të cilëve ende nuk dihen (thuhet se janë vëllezërit, Palkiqi), po mahnit çdokënd që i ka rënë në vesh t’i dëgjojë duke kënduar së bashku.

video deri më tash ka marrë mbi 250 mijë shikime dhe po shpërndahet me të madhe. Ju ftojmë t’i dëgjoni në videon më poshtë, dhe të na tregoni me anë të komenteve, se çfarë mendimi keni ju për zërin e tyre.

Çfarë zëri të mrekullueshëm! Dëgjojeni se si këndojnë këta djemlosha

Posted by Gazeta NewBorn on Sunday, 11 March 2018

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë