Loading…
Zeka: Haradinaj ishte ‘spiunuar’ nga Prishtina
  • Jan 11, 2017 | 22:35

...

Milaim Zeka ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, dikush nga Prishtina kishte telefonuar Aeroportin e Baselit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij ishte duke zbritur në territorin e tyre.

‘’Para se me ateru aeroplani, sipas shërbimeve dhe informacioneve që I kemi nga Brukseli, dikush nga Prishtina ka telefonuar në aeroportin e Baselit ku thuhet se një njeri tepër i rrezikshëm është duke zbritur në territorin tuaj’’, ka deklaruar Zeka për Parrotlla.

Sipas Zekës, kjo telefonatë ka ndikuar deri tek devijimi i aeroplanit sic e ka quajtur ai, pasi Haradinaj me familje kanë pritur që të zbrisnin në territorin e Zvicrës.

Haradinaj ishte arrestuar të mërkurën e javës së kaluar, sipas një urdhër-arresti të Serbisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë