Loading…
Zeka i thotë Konjufcës: Je zënë me 84 mijë dollarë falsë në Drenicë
  • 06/12/2018 | 17:19

...

Në kohën kur në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohej buxheti i vitit 2019, deputeti nga NISMA ka hedhur akuza ndaj shefit të grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca për posedim të parave fals.

Zeka ka thënë se deputeti i VV’së, është zënë me para fallcë në Drenicë, sipas tij ai ka 900 emra me numra kontakti të telefonit, të cilën në mënyrë simbolike do t’ia dorëzojë Konjufcës, njofton gazetametro.net.

“Me vjen shumë keq që duhet të bëjë një hymje për ni koleg deputet i cili nuk është në sallë, i cili është zënë në një skandal me 84 mijë dollarë fallcë dhe në të njëjtën kohë më akuzon për viza, ky deputet është shef i grupit parlamentar Glauk Konjufca” tha ai.

Tutje Zeka i ka dhënë ultimatum deputetit Konjufca se nëse nuk reagon për këtë keqpërdorim brenda një jave do ti bëjë publike faktet.

“Në qoftë se Milaim Zeka e ka mashtruar një qytetar të Kosovës unë jap dorëheqje nga posti i deputetit, pres një javë Glauk Konjufcën dhe pastaj flas me fakte, unë po ashtu do të dal me fakte edhe për ata deputetë që kanë shkuar tek Burdushi” tha Zeka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë