Loading…
Zeka: Për Haradinajn duhet të ketë më shumë rëndësi fjala ime se e Edi Ramës
  • 14/02/2018 | 22:30

...

Deputeti i Nismës Milaim Zeka i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të veprojë në bazë të postit që ka, e të mos vazhdojë të sillet si një opozitar.


Ndër tjerash Zeka ka thënë që ai nuk është i pirur që ta dëgjojë kryeministrin Edi Rama se çka ka thënë deri më tani lidhur me temën e Demarkacionin.

“Për Ramush Haradinajn ka më shumë rëndësi fjala ime se e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, sepse unë me një votë apo 2 mund ta rrëzojë Qeverinë, ndërsa Edi Rama mundet me ja fut herë në të majtë e herë në të djathtë”, ka thënë Zeka, shkruan Gazeta Metro.

Këto deklarime Zeka i dha në vazhdën e një debati që po mbahet në RTV Dukagjini me temën ‘Demarkacioni: A jemi afër zgjidhjes’.

Ndërkaq kujtojmë që kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic sot ka filluar vizitën e tij në Kosovë, ku nga një takim me kryeministrin Haradinaj, ka thënë që është i mendimit se do të gjendet një zgjidhje për Demarkacionin. Kurse, Haradinaj bëri të ditur se së bashku me homologun e tij janë zotuar për një vendim të shpejt dhe cilësor në lidhje me demarkimin e kufirit në mes të dy shteteve. /gazetametro.net

Haradinaj pas takimit me Markovic: Për Demarkacionin do marrim shpejt një vendim cilësor

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë