Loading…
Zgjidhet misteri i brezave me ngjyrë të Jupiterit
  • 10/08/2018 | 14:00

...

Fshehtësia e brezave me ngjyrë të Jupiterit është zgjidhur në studimin mbi bashkëveprimin ndërmjet atmosferës dhe fushave magnetike, kanë bërë të ditur shkencëtarët australianë.

Jupiteri, planeti më i madh i Sistemit Diellor, është i gaztë, kryesisht nga hidrogjeni e heliumi, dhe nuk ka sipërfaqe të fortë si Toka, transmeton gazetametro.net.

Ngjashëm me rrymat ajrore të Tokës, të cilat janë kyçe për motin dhe klimën, disa rryma të fuqishme ajri lëvizin nga perëndimi drejt lindjes së atmosferës së Jupiterit dhe rrugës i bartin retë e amoniakut, të cilat formojnë brezat e ngjyrosur me nuancat e së bardhës, të kuqes, të portokallies, të kaftës e të verdhës.

Deri vonë nuk është kuptuar se çfarë po ndodh nën retë e Jupiterit.

“Shkencëtarët kanë diskutuar gjatë se sa thellë arrijnë rrymat e ajrit nën sipërfaqen e Jupiterit dhe gjigantëve tjerë atmosferikë dhe pse nuk paraqiten në brendësinë e Diellit”, ka thënë Navid Konsatinu, shef i hulumtimeve në universitetin australian.

Dëshmitë e reja të fluturakes kozmike “Juno” të NASA-s tregojnë se këto rryma depërtojnë edhe deri në thellësi 3.000 kilometra, kanë thënë shkencëtarët.

Jeffrey Parker, bashkëpunëtor i studimit, ka thënë se teoria e tyre tregon se rrymat i shtyn fusha e fuqishme magnetike.

“Gazi në brendësi të Jupiterit është i magnetizuar, prandaj mendojmë se teoria jonë e re shpjegon pse rrymat depërtojnë aq thellë nën sipërfaqen e atmosferës së gjigantit të gaztë, por jo edhe më thellë”, ka thënë Parker./gazetametro.net

Çfarë ka zbuluar sonda Juno në Jupiter – shikojeni në videon më poshtë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë