Loading…
Zgjidhja e marinsit amerikan: Kim Jong nuk luftohet me ushtri, por me iPhone
  • 12/09/2017 | 22:09

...

Washingtoni artikulon opsionet ushtarake dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të bllokuar veprimet e diktatorit Kim Jong Un.


Ndërkohë që flitet edhe për sulme ushtarake, një ish-marins amerikan ka dhënë një teori të tij që mesa duket mund të funksionojë.

Jocko Willink ka treguar zgjidhjen se si mund të mposhtet diktatori i Koresë së Veriut.

Në Twitter, ai ka shkruar se nuk është e nevojshme ndërhyrja ushtarake dhe as ndonjë operacion i fshehtë për të vrarë Kim Jong.

Sipas tij, zgjidhja janë telefonat iPhone.

“Hidhni 25 milionë iPhone mbi Korenë e Veriut dhe lidhini me wireless përmes satelitëve”, ka thënë ish-marinsi. Ai e mbështet teorinë e tij mbi faktin që shoqëria në shtetin komunist është e mbyllur dhe nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në botë.

“Kim Jong e kupton se në qoftë se shoqëria është e hapur dhe sapo njerëzit e Koresë së Veriut të kuptojnë se çfarë ndodh, regjimi diktatorial do të jetë i humbur, i paqëndrueshëm dhe do të përmbyset”, ka thënë Yun Sun, një ekspert për çështjet e Koresë së Veriut.

Ai e gjen me shumë vend propozimin e ish-marinsit amerikan dhe thotë se mund të funksionojë. Ai sjell në kujtesë edhe një rast të tillë të ngjashëm para disa vitesh, kur Koreja e Jugut fluturoi balona mbi Korenë Veriore, duke lëshuar pamflete dhe DVD. Shteti komunist u përgjigjeme manovra ushtarake pasi ndjeu dobësinë në krahasim me demokracinë.

Sipas ekspertëve, Kim Jong frikësohet nga reagimi i njerëzve të Koresë së Veriut nëse do të mësojnë se çfarë ndodh realisht në botë. Për këtë arsye, e gjithë media në Korenë Veriore kontrollohet nga shteti dhe interneti nuk lejohet për qytetarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë