Loading…
Zhadja pozon nudo, duket për mbrekulli |FOTO
  • 11/10/2018 | 23:25

...

Me siguri ju kujtohet telenovela mjaft e njohur braziliane “Kloni” dhe personazhi kryesor “Zhadja” e luajtur nga aktorja Giovanna Antonelli.


17 vite më vonë aktorja duket se ka gjetur një mënyrë për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, por për një kauzë të rëndësishme. Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjioze “Vogue’ në Brazil.

Në këtë mënyrë, aktorja është përpjekur të tërheq vëmendje rreth kancerit të gjirit. 15 tetori  është dita e sensibilizimit në 44 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

 

View this post on Instagram

 

💗 @voguebrasil #pinkpower

A post shared by Giovanna Antonelli (@giovannaantonellioficial) on

Giovana ka vendosur të pozojë për “Vogue Brazil” tërësisht e zhveshur. Trupi i saj është i mbuluar vetëm nga një pikturë rozë.

“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje. Sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.” u shpreh aktorja.

 

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:24
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë