Loading…
Zhongler në semafora për ti blerë vëllait veshje … befasohet me kontratë nga një klub
  • 14/11/2017 | 21:04

...

Futbolli ofron shpesh histori magjike dhe shumicën prej tyre e shijojmë në fushat e blerta. Megjithatë ndonjëherë mjafton një top për të hapur dyert e mundësive.


Është kjo historia e një djaloshi nga Paraguai, i cili fitonte bukën e gojës për vete dhe familjen duke punuar si zhongler në rrugë. Ai është 14 vjeç, jeton në Asunsion të Paraguait dhe quhet Ivan Genes.

Varfëria e familjes e detyroi të braktisë shkollën, për të punuar … me top.

Në një nga ditët e tij të zakonshme, në një semafor të Asunsionit, ai u filmua nga një kalimtar i habitur nga cilësitë e djaloshit, i cili ofronte lloj-lloj lëvizjesh pa lejuar topin të prekte tokën.

Pikërisht, video ku djaloshi shpalos talentin u publikua disa ditë më pas në rrjet dhe që aty një mori klikimesh vijuan për të treguar vlerësimin për adoleshentin e panjohur dhe zhonglimet e tij.

Buja e madhe në internet, mes të tjerëve, tërhoqi vëmendjen e mediave me djaloshin që pranonte simpatinë e tij për ekipin e Guaranit. Një agjent i klubit në fjalë, pasi pa në televizor intervistën, i mundësoi menjëherë një provim, të cilin Ivani e kaloi pa problem duke përfituar edhe një kontratë të rregullt.

Agjenti Regis Markes deklaronte i lumtur, pas provës së djaloshit, se tani gjithçka varej nga talenti dhe dëshira… e të mendosh që Ivani si qëllim kryesor përpara kamerave shprehu dëshirën për t’i blerë rroba të reja vëllait të vogël. Tani e pret ëndrra e madhe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë