Loading…
Zhurmat misterioze: ‘Ndjeva se si u dridh toka…’
  • 30/11/2017 | 15:09

...

Për një vit janë paraqitur 64 raste të zhurmës së madhe shkakun e të cilave askush nuk po mundet ta gjejë. U zhvilluan teori të ndryshme, por shkencëtarët nuk po mund ta vërtetojnë asnjërën.


Zhurma misterioze tashmë u dëgjua (dhe u shënua) 64 herë në vitin e fundit në gjithë botën. Më së shpeshti është paraqitur në bregun lindor të SHBA por është dëgjuar edhe në Lindjen e Afërt e deri në Australi. Shkencëtarët nuk dinë shkakun e zhurmës së frikshme, por teoritë janë të ndryshme, prej Leonidit, gjegjësisht shiut të meteorëve e deri te fluturaket supersonike.

Rasti më i ri i “Bam Boom’it”, siç e kanë quajtur ekspertët, u paraqit në shtetin federal amerikan Alabama më 14 nëntor. Zhurma ishte aq e fortë saqë i tronditi shtëpitë. Ekspertët nuk arritën të zbulojnë shkakun, por e kanë përjashtuar mundësinë e shpërthimit sepse askund nuk gjetën zjarr, mbetje apo madje erë e cila do të tregonte zjarrin. Radarët nuk i kanë lokalizuar ndonjë tërmet, asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur përveç zhurmës së pazakontë, transmeton gazetametro.net.

Katër ditë më herët, gjëja e njëjtë ndodhi edhe në Australi. Por, këtu zhurmën e përcjelli edhe meteori i kaltër i cili u paraqit në qiell në të njëjtën kohë.

“Bëhej gjithnjë e më i madh, dhe përnjëherë u paraqit një dritë e madhe në qiell. E parkova veturën dhe dëgjova dy shpërthime të mëdha, diku për disa sekonda dhe më pas përsëri u zdritë. Ndjeva se si u dridh toka dy herë”, a deklaruar një banore për mediet lokale.

Në NASA kanë deklaruar se nuk është e mundur që Leonidët të shkaktojnë shpërthime, por se mund të bëhet fjalë për bolidin, meteor i shkëlqimit të madh i cili duket si një top i zjarrtë. Paraqitja e tij përcillet me zhurmë, dhe ndonjëherë mund të ndizet në atmosferë.

“Bam Boom’i” ka dhënë për shumicën inspirim për teori të reja konspirative. Disa konsiderojnë se më në fund po vijnë jashtëtokësorët, dhe këtë e provojnë me dritë të kaltër e cila u paraqit me zhurmë të madhe. Të tjerët pretendojnë se në bazën ushtarake Red Stone në Alabama po i testojnë bombat e reja për mbrojtje nga sulmi i Koresë Veriore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë