Loading…
Zidane nuk vazhdon më, Reali negocion me trajnerin gjerman
  • 11/01/2018 | 10:22

...

Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit në sezonin e ardhshëm. Kështu së paku raportojnë mediat spanjolle, të cilat thonë që presidenti i ‘Galaktikëve’, Florentino Perez, veçse ka përpiluar listën me trajnerët e dëshiruar dhe ka filluar negociatat me trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, transmeton Gazeta Metro.

Drejtuesit e klubit nga Madridi e kanë humbur besimin në aftësitë menaxhuese të legjendës franceze për shkak të sezonit të dobët nëpër të cilin po kalon Reali. 16 pikë larg Barcelonës në La Liga dhe paraqitje të dobëta në Copa del Rey e në Champions kanë qenë arsye të mjaftueshme që të mendohet për ndërrim në stolin e trajnerit.

Joachim Low

Një tjetër opsion për pankinën e Realit është trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili më parë kishte drejtuar Espanyolin në Spanjë dhe njihet për rivalitetin me Barcelonën, edhe pse Low llogaritet favorit për të pasuar Zidanen.

Mauricio Pochettino

Zidane ka qenë shumë i suksesshëm me Realin gjatë dy viteve të kaluara, por sezoni aktual ka qenë negativ për ekipin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë