Loading…
Zidane pranon se gaboi me Moratan, këta janë sulmuesit që kërkon t’i blejë në janar (Foto)
  • 13/09/2017 | 08:39

...

 

Real Madridi kishte shitur për rreth 65 milionë euro Alvaro Moratan te Chelsea, pasi sulmuesi donte të luante më shumë dhe në Spanjë ishte hije e Karim Benzemas. Por, tash që 9-shi francez është lënduar dhe mungon rreth 5 javë, Zidane duket se është penduar për shitjen e spanjollit në Angli, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta spanjolle ‘AS’ shkruan se Reali tashmë ka përpiluar një listë të sulmuesve që mund të blihen në janar e që do të mund të paraqiteshin edhe në Ligën e Kampionëve.

Opsioni më i mundshëm është Iago Aspas nga Celta Vigo. Aspas është 30 vjeç, por ka regjistruar disa paraqitje me Spanjën dhe është që disa vite lojtari kryesor në Vigo.

Opsione të tjera për sulmin e Zinedine Zidane janë edhe këta futbollistë:

·        Carlos Bacca (Villarreal)

·        Ciro Immobile (Lazio)

·        Javier Hernandez (West Ham)

·        Mauro Icardi (Inter)

·        Jamie Vardy (Leicester)

·        Andrea Belotti (Torino)

Reali ka humbur 4 pikë nga tri ndeshjet e para në La Liga, kurse këtë të dielë, madrilenët udhëtojnë për në Sociedad ku do të luajnë pa Ronaldon, Benzeman e Marcelon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë