Loading…
Zjarrfikësit duan të takohen me Haradinajn |FOTO
  • 12/07/2018 | 11:55

...

Me thirrjet “Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë”, zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës po protestojnë para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë.


Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka  tha se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa ta takojnë kryeministrin ose ndonjë përfaqësues të Qeverisë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre janë të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore, të bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna; Te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit. Të përmirësohen kushtet e punës dhe të pajisjeve dhe mjeteve për punë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë