Loading…
Zmbrapset Spanja: Nuk do ta arrestojë liderin katalanas
  • 05/12/2017 | 13:03

...

Gjykatësi spanjoll e ka tërheq urdhrin për arrestim të liderit katalan Carlos Puigdemont dhe katër ministrave të qeverisë së tij, të cilët para rreth një muaji u arratisën në Belgjikë, merr vesh gazetametro.net.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se liderët e Katalonjës, të cilët nën udhëheqjen e qeverisë rajonale të Puigdemont’it e shkaktuan krizën politike në Spanjë me organizmin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës, janë liruar prej akuzave të mundshme për secesion dhe kryengritje kundër shtetit.

Ndryshe, Katalonja shpalli pavarësinë nga Spanja më 27 tetor, por e cila shpallje nuk u pranua as nga BE’ja. Madje shteti spanjoll nisi ndjekjen ndaj udhëheqësve katalanas./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë