Loading…
Zogaj: Sulmuesit deshën të më fusnin të terr
  • 25/09/2017 | 00:01

...

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, ka ripërsëritur dyshimin se është sulmuar fizikisht për shkak të detyrës.


Duke kujtuar momentet e sulmit fizik ndaj tij që ndodhi kohë më parë, Zogaj tha se ata tentuan ta fusin në një ambient të errët në ndërtesën ku e ka edhe banesën.

“Kur e kanë pa që dera është e mbyllur, atëherë kanë filluar të më godasin dhe kjo ka zgjatur as 10 sekonda”, deklaroi Zogaj në KTV.

Ai tregoi se përpos dy personave që e kanë sulmuar, në organizimin e sulmit ishte edhe nj i tretë që i kishte pritur në veturë gjatë sulmit.

“Flitet që ata ka qenë edhe më përpara në institucionet tona por mua nuk më kujtohet. Këta persona ose janë të paguar ose në ndonjë formë tjetër të shtyer të bëjnë këtë sulm makabër ndaj meje, kka deklaruar ai.

“Ata njerëz të cilët më kanë sulmuar dhe kanë rrezikuar jetën time dhe jetën e familjes sime, dëshiroj dhe besoj fuqishëm që kanë me ardhë para drejtësisë”, tha ai.

“Dikush qëndron pas tyre”, është shprehur në fund Zogaj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë