Aeroplanë impresionues janë të pajisur me teknologji kulmore dhe çdo fluturim e bëjnë të paharrueshëm
Në Farnborough International Airshoq 2018, në të cilin mund të shihen aeroplanë impresionues nga të gjitha anët e botës, sidomos veçohen aeroplanët e firmës Gulfstream. Kjo kompani në tubimin vjetor të kompanive ajrore në të cilin prezantohet më e mira (dhe më e shtrenjta) në botën ajrore, ka sjellë tërë flotën e saj. Çmimet e këtyre ekzemplarëve janë nga 24,5 milionë dollarë për G289 deri në 70,15 milionë dollarë marramendës për G650ER.
Një det aeroplanësh me vlerë dallohen G500 e G600, të cilët paraqesin gjeneratën e re të aeroplanëve priovatë. Ofrojnë rehati të skajshme, janë të pajisur me teknologji moderne, me gjerësi e performansë më të madhe se modelet e mëhershëm në klasë të njëjtë çmimesh, ka thënë Scott Neal, nënkryetar i shitjes.
Ky çift dinamik i është prezantuar publikut në vjeshtë të 2014-ës, ndërsa G600 në fund të 2016-ës. G500 kah fundi i këtij viti do të duhej të nisë edhe zyrtarisht fluturimet, deri sa G600 do të presë deri në vitin 2019, shkruan Business Insider.
Më i vogël e më i lirë, me çmim prej 45,5 milionë është G500. Është i dizajanuar për përdoruesit, të cilët nuk kanë nevojë për aeroplanë me rreze ultra të gjatë.
G600 është i gjatë gati 30 metra, me lartësi rreth 7 metra me gjerësi të krahëve prej rreth 28 metra. G500 është më i vogël, 27 metra, transmeton gazetametro.net
Kabina impresionuese luksoze mund të pranojë 19 udhëtarë, e meqë G600 është dizajnuar për fluturime të gjata interkontinentale ka edhe një të ndarë private për pushimin e pilotit. E tëra është në gur, aeroplani ka wi fi, ekrane të mëdha televizive dhe plot sipërfaqe digjitale me të cilat drejtohet gjithçka në aeroplan.
Kabina e pilotit është e pajisur me sistemin Gulfstream Symmetry Flight Deck me dhjetë ekrane në prekje. G500 i G600 janë dy aeroplanët e parë civilë në botë, të cilët kanë teknologji aktive sidestick, e cila ua mundëson pilotëve të detektojnë inputet e kontrollit të kolegëve të tyre.
Motorë të fuqishëm ua kanë siguruar titullin e një prej aeroplanëve më të shpejtë provatë në botë. G600 ka rreze prej 12.000 kilometrash, që ia mundëson fluturimin nga Londra deri në Tokio apo nga New Yorku deri në Pekin./gazetametro.net