Loading…
Zuckerbergu rritë pasurinë, ia zë vendin njërit prej njerëzve më të pasur dhe të famshëm në botë
  • 07/07/2018 | 10:20

...

Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, ka rritur pasurinë e tij edhe më shumë.


Tani ai është personi i tretë më i pasur në botë, duke kaluar edhe investitorin e famshëm Warren Buffet, transmeton gazetametro.net

Pasuria e Zuckerberg u rrit në 81.6 miliardë të premten, raportoi Bloomberg.

Warrën Buffet, pronari i Berkshire Hathaway ka pasuri rreth 81.1 miliardë dollarë.

Pronari i Amazon Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, janë ende përpara Zuckerbergut, me pasuri 139.6 miliardë dhe 92.3 miliardë, respektivisht. Kjo është hera e parë që tre njerëzit më të pasur në botë kanë bërë pasurinë e tyre nga teknologjia.

Pavarësisht skandaleve të Facebookut me të dhëna kohëve të fundit, pasuria e Zuckerberg nuk duket se po vuan aspak nga pasojat e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë