Loading…
Zv/kryeministri i Italisë iu thotë të zinjve skllevër
  • 14/09/2018 | 16:34

...

Zëvendëskryeministri i Italisë dhe kreu i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, ka bërë disa komente skandaloze në lidhje me afrikanët.


Salvini i bëri këto komente në një sesion me dyer të mbyllura në një konferencë për migracionin të organizuar nga Austria, transmeton gazetametro.net

Salvini tha se duhet të kemi fëmijet tanë e jo që fëmijët tanë t’i zëvendësojmë me skllevër.

“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat krejtësisht ndryshe”, tha Salvini në vërejtjet e filmuara nga seanca dhe të postuara në profilin e tij në Facebook.

“Unë paguhem nga qytetarët që t’i ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë… Ndoshta në Luksemburg kjo është e nevojshme. Në Itali është e nevojshme që t’iu ndihmohet fëmijëve tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për t’i zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë