Loading…
Zv.ministri i Financave tregon kur dhe sa do të rriten pagat në Kosovë
  • 03/11/2017 | 19:10

...

Rreth 83 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik në Kosovë, nga janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta prej pesë përqind.


Kështu ka thënë  në Info Magazine Fatmir Gashi, zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

“Në projekesionet e buxhetiti të 2018 ka hy edhe rritja e pagave”.

“Prej janarit do të fillojë rritja prej pesë për qind për të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës”.

“Ky buxhet fillon me rritjen e pagave, skemat sociale i kemi parasysh, rritje do të ketë në shtyllën e drejtësisë si për Policinë, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillon Prokurorial, por rritje do të ketë edhe në fushën e shëndetësisë”.

Buxheti për vitin 2018 do të jetë rreth 1 miliard e 829 milionë euro dhe se sipas zëvendësminsitrit të Financave, ky buxhet është plotësisht në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Ky buxhet është plotësisht  i balancuar dhe nuk ka asnjë zbrastirë. Gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më stabil”.

“Ky buxhet është i menduar në mënyrë ekonomike dhe është tërësisht në harmoni me FMN”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë