Loading…
Zv.ministri shqiptar që pretendon se veprën ‘Meshari’ e ka shkruar Marin Barleti
  • 16/12/2017 | 14:57

...

Disa ditë më parë, një pyetje e thjeshtë e emisionit “Boom” bëri xhiron e rrjetit. Në të tregohej se sa të paformuar dhe se sa shumë mangësi kanë shqiptarët, sa u takon njohurive për vepra të caktuara. Pyetja se “Kush e ka shkruar “Mesharin” e Gjon Buzukut”, mori përgjigje nga më të ndryshmet.


Por kësaj pyetjeje i është përgjigjur edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Bekim Maksuti. Ai është pyetur nga gazetarja në emisionin “Shkurt e shqip” dhe përgjigja që ka dhënë është për të vënë duart në kokë. Zv.ministri është tallur me të rinjtë shqiptarë që janë përgjigjur si mos më keq, ndërsa vetë ka vijuar më tej me gafën e vitit.

Ai thotë:

Sigurisht që unë e dëgjova nj anketim në televizot, lidhur me Mesharin e jon Buzukut dhe ishte vërtet jo vetëm nënçmuese por edhe për të ardhur keq se sa të rinjtë tanë nuk dinë në këtë drejtim. Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar Marin Barleti dhe është ndër veprat e para që ne i kemi në letërsinë shqipe”.

Jo i dashur zv.ministër “Meshari” është vepër e shkrimtarit Gjon Buzuku, e përfunduar në 5 janar 1555, ndër veprat e para shqipe. Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as as vendin e botimit etj dhe duke qenë se vepra përman Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, është quajtur “Meshar”. (MeshaMeshar).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë