Loading…
Zv/presidenti i Komisionit Evropian ngre alarmin për kolapsin e BE’së
  • 13/06/2018 | 13:09

...

Frans Timmermans ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për kolegët e Bashkimit Evropian, duke deklaruar se blloku është pranë kolapsit dhe ka nevojë për eurofilë për ta shpëtuar projektin evropian.


Zv/presidenti i parë i Komisionit Evropian nisi një fjalim brengosës për BE’në, duke insistuar se “e pamenduara është bërë e mundur” , transmeton gazetametro.net

“E pamenduara është bërë e mundur. Kush do të mendonte para pesë viteve se Bashkimi Evropian do të thyhej dhe shpërbëhej? Askush”, tha ai

Zyrtari i lartë i BE’së solli çështjen e migrimit në zemër të problemeve të BE’së. Ai tha se çështja e migrimit ka çuar BE’në pranë kolapsit.

Ai shtoi se “vetëm ne” si Bashkim Evropian mund të japim përgjigje për këtë pyetje – duke mos mohuar migrimin, duke mos pretenduar se mund ta zgjidhim duke ndërtuar mure, duke mos pretenduar se mund ta zgjidhim duke lënë secilin të hyjë.” /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë