Loading…
Zviceranët nuk janë më njerëzit më të pasur të botës
  • 27/09/2017 | 16:27

...

 

Amerika e ka kaluar Zvicrën si shteti më i pasur në botë, për sa i përket pasurisë së ekonomive familjare. Kjo sipas Raportit botëror të pasurisë, i publikuar sot nga kompania e sigurimeve Allianz, përcjell Gazeta Metro.


Edicioni i tetë i Raportit të Pasurisë Botërore është publikuar këtë të mërkurë, ky raport për bazë ka marrë pronën dhe borxhin e familjeve në më shumë se 50 shtete përgjatë vitit 2016.

Zvicra, si kryesuese tradicionale e kësaj liste, ka rënë në vendin e dytë pasi këtë vit vendin e parë e morën SHBA’të.

Asetet financiare të Zvicrës për kokë banori u rritën për 2.7 për qind në vitin 2016, duke i dërguar ato deri në 175, 720 euro, ndërsa në Amerikë asetet financiare për kokë banori u rritën për 5.8 për qind, apo 177,210 euro.

Japonia ka ruajtur pozitën e tretë, ndërsa shtetet Skandinave dhe Aziatike kanë qenë dominante në 20 vendet e para.

Pas Zvicrës, shteti më i pasur evropian është Suedia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë