Loading…
Zvicra befason: Nga 1 janari qytetarët do marrin nga 2200 euro, punuan ose jo
  • 14/12/2017 | 09:00

...

Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”, një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve, të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.


Projekti nisi testimin në qytetin e Cyrihut me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zvicerianët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar.

Sipas projektit, çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 euro në muaj. Minorenëve rreth 550 euro.

Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Cyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zviceran.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës.

Megjithatë ky sistem social është në faza eksperimentale edhe në Finlandë e Kaliforni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë