Loading…
Zvicra ia jep Kosovës 7 milionë euro
  • 13/12/2017 | 14:22

...

Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat nga marrëveshja e nënshkruar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe PPSE-së.


Qëllim i kësaj marrëveshje u tha të jetë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës.

Drejtor i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.

 

“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. PPSE promovon sektorin privat dhe punësimi është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë  me fokus punësimin e të rinjve dhe grave… Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë.

 

“Qëllim i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të thotë fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve, punësimin e gruas. Natyrisht ne u zotuam se ky projekt, kjo marrëveshje të nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet. Ky grant është për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2021 dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë