Loading…
Zvicra mban garën e parë të dronëve | FOTO
  • 31/08/2017 | 09:16

...

Publiku mund të shikojë një garë mes dronësh, të mësojë si ta udhëheq për fluturimin dronin si dhe të mësojnë më të rejat rreth zbulimeve për dronë. E gjitha kjo do të mbahet këtë fundjavë nga Instituti për Teknologji i Luzianës, Zvicër.


“Ditët e dronit” është ngjarja e parë e tillë që po mbahet nga 1-3 shtator. Kjo ngjarje shënon edhe të parën e zhvillimit teknologjik të dronit në Zvicër.

Njerëzit që do të mbledhen aty do të jënë dëshmitarë të garës me dronë në mes të pilotëve më të mirë, ata do të garojnë me një shpejtësi mbi 150 kilometra në orë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Gazeta Metro.

Edhe vizitorët mund të provojnë ta drejtojnë fluturimin e një droni.

Shteti zviceran është ndër shtet që ka përqafuar përdorimin e dronit deri në një masë tejet të madhe.

Dronët poashtu po përdoren për tu ndihmuar fermerët për spërkatjen e bimëve si dhe po ndihmon në gjetjen e personave të zhdukur.

Mirëpo, e gjitha kjo nuk ka kaluar pa kritika.

Vitin e kaluar disa të burgosur thanë se kanë provuar që të instalojnë një sistem anti-dron për t’i parandaluar dronës që po përdoren për kontabandime mes të burgosurve.

Ka zëra që kanë ngritur shqetësimin e përdorimit ilegal të dronëve, si për shembull në rastet publike, këtu përmendet rasti i një parku ujor në Bern ku njerëzit lahen të zhveshur.

Sipas ligjit zviceran, nuk ka nevojë për leje për pronësinë e dronëve nën 30 kilogramë, por piloti gjithmonë duhet ta mbajë dronin në vende të dukshme dhe nuk ka të drejtë që ta pilotojë atë në rastet ku ka mbledhi të njerëzve, shkruan Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë