Loading…
Zyrtare: Argjentinasi braktis Barcelonën pas 8 vitesh
  • 23/01/2018 | 16:24

...

Barcelona ka zyrtarizuar largimin e mbrojtësit argjentinas, Javier Mascherano, transmeton Gazeta Metro.

Në një komunikatë zyrtare, klubi katalanas ka bërë të ditur që mbrojtësit argjentinas do t’i organizohet një ngjarje e madhe me rastin e largimit të tij, për shkak se ai ka qenë pjesë e klubit për një kohë të gjatë dhe vlerësohet si një prej lojtarëve më besnikë të klubit.

33 vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin kinez Hebei Fortune dhe do të jetë një ndër lojtarët më të paguar në botë me 19 milionë euro në sezon.

Përshëndetja solemne për lojtarin do të mbahet nesër, kurse Mascherano do të përshëndetet edhe me tifozët para ndeshjes kundër Espanyolit të enjten.

Argjentinasi kishte ardhur te Barça më 2010 nga Liverpooli dhe ka pasur karrierë shumë të suksesshme në Katalonjë, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë