Loading…
ZYRTARE: Atletico Madridi transferon sulmuesin francez
  • 12/06/2018 | 21:41

...

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar transferimin e anësorit francez, Thomas Lemar, nga klubi francez Monaco, transmeton Gazeta Metro.

Në një komunikatë të lëshuar pak minuta më parë, klubi nga Madridi ka njoftuar që marrëveshja do të finalizohet në ditët në vazhdim dhe përfaqësuesi francez do të jetë nga sezoni i ardhshëm lojtar i Atleticos.

22 vjeçari, që gjendet me Francën në Rusi para kampionatit botëror, ka qenë shumë i kërkuar nga Arsenali dhe Barcelona, por raportohet që blerja e tij nga Atletico lidhet me ofertën e Griezmannit për të qëndruar në Madrid, pasi ylli i Atleticos ishte pranë transferimit drejt Barcelonës.

Për ta mbajtur në ekip Griezmannin, Atletico transferon shokun e tij

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë