Loading…
ZYRTARE: Barcelona kompleton transferimin e parë
  • 12/07/2018 | 13:30

...

Barcelona ka finalizuar transferimin e mesfushorit brazilian Arthur Melo nga klubi brazilian Gremio, transmeton Gazeta Metro.

21 vjeçari ka qenë sot i pranishëm në ambientet e klubit katalanas ku kreu me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën 6 vjeçare bashkë me presidentin Josep Maria Bartomeu.

Barça kishte siguruar shërbimet e Arthurit përmes një marrëveshje ku parashihej që ai t’i bashkohej ekipit në janarin e vitit 2019, por lëndimi i Carles Alenas e ka detyruar klubin që të paguajë më shumë dhe të transferojë menjëherë brazilianin.

Sipas marrëveshjes, Gremio do të marrë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim si dhe 9 milionë euro bonuse eventuale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë