Loading…
ZYRTARE: Barcelona kompleton transferimin e ri
  • 11/01/2018 | 10:42

...

 

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e mbrojtësit kolumbian Yerry Mina, transmeton Gazeta Metro.

Përmes faqes zyrtare, klubi katalanas ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me klubin brazilian Palmeiras për blerjen e qendërmbrojtësit 23 vjeç për 11.8 milionë euro.

“Lojtari do të nënshkruajë kontratë për këtë sezon si dhe për 5 sezone të tjera, deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe do të ketë klauzolë të prishjes së kontratës në vlerë prej 100 milionë eurosh”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Kjo është blerja e dytë për Barcelonën në këtë afat transferimesh, pas asaj të Philippe Coutinhos nga Liverpooli. Për Minan, Barcelona kishte arritur marrëveshje edhe më herët për transferim gjatë verës, por largimi i Mascheranos drejt Kinës e ka detyruar klubin që të përshpejtojë ardhjen e kolumbianit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë