Loading…
Zyrtare: Bëhet e ditur data kur Joshua kthehet në ring
  • 14/01/2018 | 13:02

...

Kampioni i Botës në WBA dhe IBF, Anthony Joshua do të rikthehet në ring më 31 mars për të mbrojtur titujt e tij dhe për të rrëmbyer edhe një tjetër, atë të WBO-së.


Sky Sports raporton se britaniku më 31 mars në Cardiff do të përballet me kampionin aktual të ËBO-së, Joseph Parker.

Pas 20 fitoreve radhazi, Joshua shpreson se do ta arrijë të mposhtë edhe Parkerin, për ta fituar edhe një titull.

“Më pëlqen të luftoj, ky është objektivi im kryesor, dhe kjo tregon se nuk i druhem asnjë gare. Ai (Parker) është një garues i respektueshëm, ai është kampion bote në WBO, prandaj jam një hap afër që t’i shtoj trashëgimisë time edhe një rrip. Kjo më emocionon”, është shprehur Joshua për Sky Sports.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë