Loading…
Zyrtare: FIFA zgjedh lojtarin më të mirë për vitin 2018
  • 24/09/2018 | 21:57

...

FIFA e ka zgjedhur Luka Modricin si futbollistin më të mirë për vitin 2018


Luka Modric e ka fituar çmimin ‘The Best’ që jepet nga FIFA dhe kështu mposhti Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun që gjithashtu ishin në garë për këtë çmim, transmeton GazetaMetro.

Modric pati një edicion fantastik pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin si dhe e dërgoi në finale të Kupës së Botës kombëtaren e Kroacisë.

32 vjeçari gjithashtu u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi, ndërsa fitoi edhe çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA.

Mesfushori kroat tani llogaritet si njëri nga kandidatët kryesor për ta fituar edhe ‘Topin e Artë’, çmim i cili jepet në fund të vitit nga ‘France Football’. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë