Loading…
Zyrtare: Rusia pëson keq, përjashtohet nga Lojërat Olimpike
  • 05/12/2017 | 21:27

...

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen mbahen në Korenë e Jugut, nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).


Pas një hetimi për përdorim të dopingut në lojërat e 2014’s, të mbajtura në Sochi të Rusisë, presidenti i Komitetit, Tomas Bah e dha njoftimin këtë të martë në Lozanë.

Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor.

Sipas këtij vendimi, Komiteti Olimpik i Rusisë është përjashtuar 2 muaj para se të nisin Lojërat Dimërore, por atletët rus të cilët e provojnë se janë të pastër nga ana e dopingut, do të lejohen të marrin pjesë nën një flamur neutral.

Pas këtij vendimi, televizioni shtetëror rus ka vendosur të mos transmetoj garat.

Përpos tjerash, me rekomandimin e komisionit disiplinor, IOC ka përjashtuar përgjithmonë zëvendës kryeministrin të Rusisë, Vitaly Mutko dhe e suspendoi Alexander Zhukovin,  presidentin e Komitetit Olimpik të Rusisë. Kjo organizatë është gjobitur me 13 milionë euro për shpenzimet e hetimit.

“Programi i dopingut ishte në autoritetin e Ministrisë së Sportit të Rusisë”, ka thë kryetari i komisionit të IOC, Samuel Schmid. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë