Loading…
ZYRTARE: Spanja shkarkon trajnerin një ditë para Botërorit
  • 13/06/2018 | 12:07

...

Federata spanjolle e futbollit ka marrë një vendim drastik duke shkarkuar nga pozita e trajnerit Julen Lopeteguin, i cili dje bëri të ditur që ka nënshkruar me Real Madridin për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur vet kreu i federatës spanjolle, Luis Rubiales, i cili para pak çastesh në një konferencë për media falënderoi Lopeteguin dhe tregoi që vendimi i tij është që ai të mos vazhdojë në krye të kombëtares iberike.

“Jemi detyruar që të ndërprejmë bashkëpunimin me të, kemi qenë shumë të kënaqur me punën e tij, por nuk mund të tolerojmë sjellje të tilla”, ka thënë Rubiales, duke aluduar në vendimin e Lopeteguit që të bëjë publik vendimin për t’iu bashkuar Realit në korrik.

Futbollistët kryesorë të Spanjës janë munduar sot që të qetësojnë situatën dhe të mbajnë trajnerin në skuadër, por kjo ka qenë e pamundur.

Ende nuk është e qartë se kush do ta drejtojë Spanjën në kampionatin në Rusi që fillon nesër. /gazetametro.net

Nënshkroi me Realin, Spanja shkarkon trajnerin 24 orë para Botërorit?!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë