Loading…
ZYRTARE: Spanja zgjedh menjëherë trajnerin e ri
  • 13/06/2018 | 14:00

...

Njeriu që do ta udhëheqë Spanjën në kampionatin botëror në Rusi është Fernando Hierro. Legjenda e Real Madridit ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrën kombëtare iberike pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, transmeton Gazeta Metro.

Lajmi është bërë i ditur para pak minutash nga federata spanjolle. Hierro, ish-mbrojtës i Realit për shumë vite, ka qenë drejtor sportiv i kombëtares spanjolle dhe një ndër opsionet më të logjikshme për të marrë drejtimin e ekipit.

Lopetegui u shkarkua sot pasi dje bëri të ditur që do të marrë drejtimin e Real Madridit pas kampionatit, vendim që nuk u tolerua nga federata spanjolle. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë