Loading…
Zyrtare: Talenti shqiptar nënshkruan me Chievon
  • 19/06/2017 | 20:40

...

Andrea Isufaj është zyrtarisht një lojtar i Chievos.


Pas një viti të kaluar si i huazuar nga Arezzo te Primavera e klubit verdheblu duke zhvilluar një super paraqitje, tani sulmuesi do të kalojë përfundimisht te ky ekip.

Isufaj shënoi plot 12 gola në 23 ndeshje për të rinjtë e Chievos, gjë e cila bindi drejtuesit e klubit të klubit nga qytetza e vogël e Veronës që të blejnë përfundimisht kartonin e tij duke i besuar shumë një djaloshi që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.

Sulmuesi shqiptar po ashtu është thërritur edhe nga ekipi i parë i Chievos në disa ndeshje të Serisë A, edhe pse nuk ka luajtur në asnjë prej tyre./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë