Loading…
Zyrtarët serbë të Kosovës shkuan në Amerikë të ankohen për shqiptarët
  • 14/06/2018 | 09:59

...

Një delegacion i zyrtarëve serbë të Kosovës po qëndron në Shtëpinë e Bardhë, ku po takojnë zyrtarë amerikanë.


Delegacioni po kryesohet nga zëvendësministri që është edhe ministër, Dalibor Jevtic, shkruan gazetamtro.net.

Sipas fjalëve të tij, serbët kanë shkuar në Amerikë që të ankohen rreth disa probleme që ata pretendojnë që i kanë me shqiptarët.

“Ne kemi ardhur për të paraqitur një realitet të problemeve reale që sot kanë serbët të cilët jetojnë në territorin e Kosovës dhe për folur në lidhje me incidentet e fundit, ku vetëm gjatë muajit maj ishin 20”, ka thënë Jevtic.

Ndërkohë, serbët nuk e kanë lënë pa përmendur se temë diskutimi ka qenë edhe arrestimi i bujshëm, për të cilin ata u ankuan edhe në BE. Siç thanë ata, ky arrestim ka shtyrë në ftohjen e raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

“Mbi të gjitha lidhur me incidentin ku u arrestua Marko Gjuriq, mënyra se si ka ndodhur dhe si ka kontribuar kjo në ftohjen e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, ka shtuar ministri serb i Kosovës.

Ndërkaq, Jevtic këtë e ka si vizitë të dytë në SHBA, pasi pak kohë më parë kishte qenë në Ëashington për të përfaqësuar shtetin e Kosovës dhe jo vetëm komunitetin serb, si kësaj radhe. Ai ka thënë se temë në takimin e tashëm, ka qenë edhe kjo vizitë.

Sidoqoftë, zyrtarët e shtetit nga komuniteti serb po refuzojnë të kthehen tërësisht në punën e tyre në institucionet që nga dita kur u arrestua Marko Djuric. Megjithatë, ata rrogat po i marrin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë