Loading…
Zyrtari i lartë amerikan i shkon Isa Mustafës në shtëpi
  • 23/10/2018 | 15:25

...

Zyrtari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka zhvilluar takim me kryetarin e LDK’së në shtëpine e këtij të fundit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Palmer i ka kërkuar Isa Mustafës që të ketë rol konstruktiv në proceset për zhvillimin e Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Në anën tjetër, i pari i LDK’së e ka falënderuar zëvendës-ndihmës sekretarin për kontributin e Amerikës në zhvillimin e Kosovës.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë ish-kryeministri.

Sipas Mustafës, zyrtari amerikan ka përsëritur përkrahjen e SHBA’së në të gjitha proceset, të cilën gjë e bëri të ditur edhe ditë më parë nga Beogradi.

Ndërkohë, fjalë të ngjashme Palmer i kishte thënë edhe presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kishte takim sot paradite.

Ndryshe, vizita e Palmer në Kosovë vije një ditë pasi ai vizitoi Beogradin, ku pas takimit me presidentin serb Vucic, bëri të ditur se Amerika përkrahë krijimin e ushtrisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë