Loading…
Zyrtari i lartë amerikan midis Serbisë: Kosova duhet ta ketë ushtrinë
  • 14/03/2018 | 14:02

...

Ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Wes Mitchell, pas Kosovës ka përsëritur fjalët e njëjta edhe në Serbi, ku në qendër të deklaratës qëndronte përkrahje amerikane për ta krijuar ushtrinë e Kosovës.


Mitchell është shprehur i qartë kur ka thënë se krijimi i ushtrisë është e drejtë e Kosovës, duke i bërë të ditur Serbisë së askush nuk ka të drejtë ta ndalë këtë proces, shkruan gazetametro.net.

“Kosova ka të drejtë që të formojë forcat që do të merren me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndaloj Kosovës zhvillimin e një strukture të tillë”, ka thënë Mitchell në Serbi.

Mitchell theksoi se përkrahja për krijimin e ushtrisë lidhet me ndryshimet kushtetuese, e cila ka qenë edhe temë në mes të tij dhe presidentit serb Aleksandar Vucic’it.

Zyrtari i lartë amerikan me këtë rast u bëri kërkesë Serbisë, njëlloj siç bëri në Kosovë, që të respektohen marrëveshjet e Brukselit.

Ndërkohë, pas takimit me zyrtarin amerikan edhe Vucic dha disa indikacione për trajtim të temave që në Serbi quhen ‘të rënda’, e për të cilat Vucic u kritikua nga Vuk Jeremic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë