Loading…
Zyrtari i lartë i FSHF’së largohet nga posti i drejtorit, UEFA e “rrëmben” në ZVICËR
  • 08/08/2018 | 20:28

...

Denis Bastari i cili deri para pak kohësh ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Administratës në Federatën Shqiptare të Futbollit, mësohet se tashmë është larguar drejt Zvicrës.


Burime për newsport.al bëjnë të ditur se ai tashmë do të mbajë një detyrë të re pranë UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij në botën e futbollit.

Ende nuk ka informacione se çfarë pozicioni do të ketë Bastari në UEFA, ndërkoë që e sigurt është që ai ka hequr dorë nga posti që mbante në FSHF.

I zgjedhur në vitin 2017, Bastari kujdesej për sektorët funksionues të Federatës si marketingu, sektori i marrëdhënieve institucionale dhe projekteve. Ai bëhet kështu një nga zyrtarët e paktë të FSHF-së që arrin të promovohet në institucionet ndërkombëtare të futbollit, duke iu bashkuar kështu Eduart Dervishit që prej vitesh punon për federatën spanjolle në Madrid.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë