“Ndonëse pushteti i Kosovës po lëvizë në këtë drejtim, kjo është diçka që duhet ta përcjellim me vëmendje”, ka thënë James Appathurai.
James Appathurai, zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike i ka thënë televizionit serb “Prva” se në këtë çast NATO u jep ndihmë këshillëdhënëse Forcës së Sigurisë së Kosovës, e jo ndonjë ushtrie potenciale.
“Ndonëse pushteti i Kosovës po lëvizë në këtë drejtim, kjo është diçka që duhet ta përcjellim me vëmendje”, ka thënë Appathurai.
B92-shi beogradas transmeton se ai ka shtuar se “çfarëdo që të ndodhë në Kosovë që ka të bëjë me Forcën e sigurisë së Kosovës është shumë me rëndësi që kjo të bëhet me konsultim të plotë me bashkësitë – me të gjitha bashkësitë në Kosovë”.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me KFOR-in në qoftë se formohet Ushtria e Kosovës dhe e merr sektorin e sigurisë, Appathurai ka përkjtuar se KFOR-i ka mandat të Kombëve të Bashkuara dhe ai do të vazhdojë ta zbatojë.
“KFOR-i ka përgjegjësi në Kosovë për ambient të sigurt. Tash është i treti në varg i cili reagon, siç e dini mirë, krahas Forcë së Sigurisë së Kosovës dhe forcës së BE-së. KFOR-i është linja e tretë e përgjigjes me oërgjegjësi shumë të qarta, të cilat ia ka dhënë Këshilli i Sigurimit. Deri sa përgjegjësitë të mos ndërrohen, do t’i zbatojë ekzistuest”, thekson Appathurai./gazetametro.net